Kriza në Rusi mund të jetë zbutur, me ndërhyrjen e presidentit të Bjellorusisë, por për disa ekspertë numërimi mbrapsht për Presidentin rus mund të ketë filluar tashmë. Sipas ekspertëve, kohët e vështira për Putinin jo vetëm që janë larg përfundimit, por përpjekja për grusht shteti nga një bashkëpunëtor i ngushtë zbulon shumë për qëndrueshmërinë e qeverisë Putin. Akademiku britanik Mark Galeotti shpjegon për Times se “kur historia të regjistrojë rënien e Putinit, do të thotë se fundi i lojës filloi këtu, me rebelimin e Prigozhinit. Për Galeottin, është mbresëlënëse që Prigozhin, një njeri i krijuar nga Kremlini, ngriti kokën kundër Putin. Siç dihet, Putin në fjalimin e së premtes e denoncoi veprimin e Prigozhin si tradhti ndaj Atdheut por pastaj u tërhoq .