Ekipi i Donald Trump u komunikoi zyrtarëve evropianë se presidenti i ardhshëm i SHBA-ve do t'u kërkojë vendeve anëtare të NATO-s të rrisin shpenzimet e mbrojtjes në 5 për qind të PBB-së. Gjatë fushatës së tij në Shtëpinë e Bardhë, Trump u zotua të ndërpresë ndihmën për Ukrainën, të ulë Kievin në dialog për paqe dhe t'i lërë aleatët e NATO-s të pambrojtur nëse nuk do të shpenzojnë mjaftueshëm për mbrojtjen.