Top News – A do ndryshojë Reforma në Drejtësi! Mblidhen firmat e deputetëve, duhen 84 vota
31/03/2021 23:04

Të martën e javës së kaluar, teksa mendohej se do të ishte seanca e fundit parlamentare për shkak të nisjes zyrtare të fushatës elektorale, edhe pse nuk do të jetë kështu Kuvendi miratoi ndryshimet e Reformës në Drejtësi. Ndërkohë, shumica parlamentare ka nisur të mbledhë firmat e deputetëve, për të mundësuar një tjetër ndryshim, tashmë në ligjin për organet e qeverisjes së sistemit të drejtësisë, ligji bazë i drejtësisë së re. Që nga miratimi në nëntor të vitit 2016, kjo është lëvizja e parë për ndryshimin e ligjit për organet e reja të drejtësisë, ku përfshihen Këshilli i Lartë Gjyqësor, Këshilli i Lartë i Prokurorisë, Inspektori i Lartë i Drejtësisë, Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, si dhe të Shkolla e Magjistraturës. Anëtarët e Komisionit të Ligjeve janë vënë në lëvizje për ndryshimin e ligjit me kërkesë të Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, Artur Metani, pas problematikave të konstatuara në funksionimin e organit që kontrollon veprimtarinë e gjyqtarëve dhe prokurorëve. Krahas mbledhjes së firmave, ka nisur dhe hartimi i draftit për ndryshimet e kërkuara nga Metani. Ndryshimet konsistojnë në zbutjen e kritereve për t’u bërë pjesë e administratës së Inspektorit të Lartë i Drejtësisë, pas dështimeve të herëpashershme për procedurave, për shkak se nuk ka aplikuar asnjë kandidat, sidomos për pozicionin e inspektorit. Konkretisht synohet ulja e kriterit të vjetërsisë në punë për kandidatët për inspektor-magjistrat nga 13 vjet në 7 vjet eksperiencë. Gjithashtu, parashikohet barazim i pagës së inspektorit magjistrat me inspektorin jo magjistrat si dhe rregullimi i raporteve me kreu të ILD-së dhe inspektorëve. Ndryshimet kërkojnë 84 vota, që do të thotë se pas zgjedhjeve të 25 prillit, në varësi të konfigurimit të Parlamentit të ardhshëm, miratimi i tyre nuk është më i sigurt.

Top Channel/ Krimi trondit sërish Shkodrén, kushëri eliminon 61-vjeçarin
28/08 23:14
Top Channel/ Braçe ngre alarmin për piramidat online, denoncon me emra dy kompani
28/08 23:08
Top News- Jozi reagon për shpërthimin me tritol në Fushë Kuqe/ A ishte ai objektivi?
28/08 22:34
Top News- Vr*tet 61-vjeçari në Shkodër, viktima u qëllua me armë zjarri nga kushëriri
28/08 22:09
Top Channel/ Shenjestër e shpërthimit me lëndë plasëse në Fushë Kuqe? Reagon Jozi: Ja e vërteta
28/08 21:40
Top News- Aksident i trefishtë në “Tunelin e Llogarasë”, Audi përplaset me dy makina të tjera
28/08 20:42
Top Channel/ Bllokohet Tuneli i Llogorasë, tre makina përplasen me njëra-tjetrën
28/08 20:00
Top Channel/ Maturantët duan “shtetin”, 60% aplikojnë në universitetin e Tiranës
28/08 19:55
Top Channel/ Piramida online grabiti 20 mln USD! Ekspertët e IT: 10 mijë viktima, shumica janë shqiptarë
28/08 19:35
Top News- Piramidat online, Braçe mesazh të fortë kompanive të internetit
28/08 19:07
Top News- Kanosi gjyqtarin në Lushnje/ Deportohet ‘kandidati’ për drejtor në Policinë e Shtetit
28/08 18:33
Top News- Rrezikonte Malin e Gjallicës/ Izolohet vatra e zjarrit në fshatin Brate të Kukësit
28/08 17:49
Top Channel/“Më tha fëmija s’është i imi”/Media greke zbardh dëshminë e shqiptarit që masakroi gruan
28/08 17:13
Top Channel/ E trishtë! Ish-banori i Big Brother Vip Albania pëson paralizë faciale
28/08 17:12
Top News- Arrestohen dy shpërndarës lëndësh narkotike/ E shisnin në Tiranë, iu gjetën dhe armë
28/08 17:05
Top Channel/ Kërcënoi gjyqtarin e Gjykatës së Lushnjës, ekstradohet nga Italia 42-vjeçari
28/08 15:51
Top News – Rikthehen piramidat në Shqipëri. Skema e mashtrimit online, identifikohen tre platforma
28/08 15:38
Top Channel/ Ndahet nga jeta Naund Shundi/ Aktori dhe regjisori la pas një krijimtari të pasur
28/08 15:36
Top Channel/ “Shkodra përballë të kaluarës”/ Simpoziumi shkencor që bëri bashkë kreun e Kuvendit
28/08 15:35
Top News – Pasuritë në emër të nënës pensioniste. Sekuestrohen miliona euro prona të të dënuarit për trafik
28/08 15:32