Presidenti Ilir Meta do të hyjë në histori si kryeshtetari, ndaj të cilit u ndërmorën jo pak tentativa për shkarkim nga detyra. Minutat e pritjes për votimin e shkarkimit të presidentit Meta janë duke u numërur mbrapsht dhe marrin fund në senacën plenare të kësaj të mërkure. Parlamentarët do të shqyrtojnë dhe votojnë raportin voluminoz të komisionit hetimor, që ka provuar shkeljet e rënda kushtetuese të presidentit Meta. Raporti 96 faqësh i përgatitur nga dy relatorët e Komisionit Hetimor parlamentar për shkeljet e Metës, do të bëhet publik në detaje nga kryetari i këtij komisioni Alket Hyseni.