Sali Berisha nuk e ka vendosur ende nëse do ta respektojë vendimin për ashpërsim mase sigurie nëse Kuvendi do të votojë të enjten raportin e Këshillit të Mandateve për heqjen e imunitetit. Vendimi i marrë pa shqyrtuar asnjë dokument, asnjë dosje, por thjesht për rëndim sepse unë kam refuzuar të pranoj dhunimin e Kushtetutës, kjo është marrëzia më e madhe. Natyrisht unë kam avoketërit, i dëgjoj sepse me votimin e parlamentit mbyllet një cikël i këtij procesi. Dhe unë në këshillim me avoketërit, do marr vendimet që duhet të marr. Berisha shpjegoi sërish se pse, sipas tij, vendimi i Këshillit të Mandateve për heqjen e imunitetit të tij është i paligjshëm.