Forca detare shqiptare mbush 95 vjet nga krijimi i saj, duke shënuar zhvillime të rëndësishme të kësaj strukture ushtarake. Sigurimi dhe ruajtja e sovranitetit të hapësirës detare të Republikës së Shqipërisë në bashkëpunim me strukturat e tjera të Forcave të Armatosura, zbatimi i ushtrimit të ligjshmërisë në det në bashkëveprim me institucionet shtetërore me interesa në hapësirën detare janë qëllimi kryesor i forcave detare të Ushtrisë. Mes detyrave të saj është sigurimi në kohë, aftësi operacionale dhe gatishmëri luftarake me kapacitetet e nevojshme për t’ju përgjigjur kërcënimeve dhe rreziqeve në realizimin e misionit kushtetues.