Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, është ndalur në stadiumin Air Albania, ku ka ndjekur vijimin e procesit të vaksinimit masiv si dhe ka deklaruar zgjerimin e fashës së vaksinimit, duke përfshirë punonjësit e shërbimeve kritike dhe institucioneve në kontakt të drejtpërdrejtë me qytetarët.