Në vjeshtë në disa prej mbledhjeve Këshilli i Europës kërkoi nga disa shtete të zbatojnë disa vendime të saj lidhur me moslejimin për të hyrë në territorin e tyre të disa shtetasve me pozita të forta politike, por që financojnë armët kimike dhe terrorizmin. Këtë të enjte, Qeveria shqiptare ka botuar në Fletoren Zyrtare ratifikimin e këtyre vendimeve, duke miratuar gjithcka që është kërkuar nga Parlamenti Europian.