Bora ka mbuluar sot Dibrën dhe Bulqizën me reshjet që nuk janë ndalur gjatë gjithë natës dhe vazhdojnë ende. Trashësia e borës në qytetin e peshkopisë ka shkuar në 20 centimetra ndërsa në zonat më të thella i kalon 80 centimetrat. Sipas informacioneve, janë të bllokuara disa akse rrugore, ato që lidhin qytetin e peshkopisë me njësitë administrative Lurë, Selishtë, Kala e Dodës, Sllovë, Luzni etj.