8 marsi, Dita Ndërkombëtare e Gruas lindi si një lëvizje për të drejtat e grave në fillim të shekullit të XX-të, shpesh e lidhur me luftën për kushte më të mira pune dhe të drejtën e votës. Ndonëse kjo, tek ne 8 Marsi është kristalizuar tanimë si simbol feste për nënën, për gruan, bashkëshorten, për t’i shprehur asaj mirënjohje për gjithçka jep. Urimet për 8 marsin i kanë ndarë edhe figurat kryesore të politikës. Kryeministri Rama nisi podkastin e tij ‘Flasim’ duke kujtuar se roli i grave në qeverisje e jo vetëm është rritur gjithmonë e më shumë.