Me urdhër të Prokurorisë së Posaccme janë sekuestruar pasuritë e Veip Ormënajt, banues në Fier. Bëhet fjalë për tetë apartamente në pronësi të 47-vjeçarit shqiptar të dënuar në Belgjikë për trafik droge, që janë sekuestruar nga Gjykata e Posaçme. Procedimi pasuror mbi Veip Ormënajn është regjistruar mbi bazën e akteve të administruara nga Autoritetet Belge të Drejtësisë.