Top News – 7 viktima në 24 orët e fundit/ Covid 19, 725 raste të reja dhe 551 të shëruar
06/01/2021 18:23

Në 24 orët e fundit 7 qytetarë kanë humbur jetën prej covid 19, ndërsa janë rregjistruar 725 raste të reja të infektuar nga virusi. Sipas raportit të ministrisë së shëndetësisë pacientët që nuk e kanë fituar betejën me covid 19 janë të moshave nga 52 deri në 76 vjeç. 3 prej tyre janë nga Tirana, 2 nga Shkodra, 1 nga Elbasani dhe 1 nga Lezha. Që nga fillimi i pandemisë e deri më tani në vendin tonë kanë humbur jetën prej koronavirusit 1217 persona. Ministria raporton se janë kryer 3906 testime dhe kanë rezultuar pozitivë 725 qytetarë. Rastet pozitive të konfirmuara janë identifikuar në këto bashki: 252 raste në Tiranë, 43 raste në Durrës, 38 raste në Mat, 36 raste në Lezhë, 34 raste në Vlorë, 30 raste në Shkodër, 27 raste në Fier, 23 raste në Sarandë, 18 raste në Lushnje, 17 raste në Pogradec dhe Berat, 16 raste në Skrapar, 15 raste në Kavajë dhe Elbasan, 14 raste në Dibër dhe më pak në bashkitë e tjera të vendit. Në 24 orët e fundit janë shëruar 551 qytetarë, duke e çuar numrin e të shëruarve 36,102 që nga fillimi i epidemisë. Aktualisht në 4 spitalet COVID, po trajtohen 273 pacientë, 18 në terapi intensive nga të cilët 3 pacientë janë të intubuar. Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale i bën apel qytetarëve të kufizojnë kontaktet. Mbajtja e detyrueshme e maskës, ruajtja e higjienës personale dhe distancës fizike janë mjetet që secili ka në dorë për të mbajtur larg virusin e rrezikshëm.

Top News- Aksident në Vlorë dhe Fier/ 3 persona të plagosur po trajtohen në spital
21/08 19:49
Top Channel/ Shqipëria, një “qytet” me të huaj. Mbi 10 mijë shtetas kërkuan lejeqendrimi në 7 muaj
21/08 19:33
Top Channel/ Makina i bie murit në Fier, dy të plagosur
21/08 18:59
Top News – Ura që ‘paralizoi’ Lezhën. ARRSH hap tenderin për veprën mbi lumin Mat
21/08 17:21
Top News – Lirimi i hapësirave publike. Rama-Nuk është aksion, faza e parë e Rilindjes 2.0
21/08 17:21
Top News – BE ndan fondet për Shqipërinë. Faza e parë, 32 milionë euro për tre projekte
21/08 17:20
Top Channel/ Lirimi i hapësirave publike, Rama: S’është aksion, por faza e parë e një transformimi
21/08 16:21
Top News-Arrestohet në Portin e Durrësit 25-vjeçari/I dënuar në Zvicër,do të udhëtonte drejt Italisë
21/08 16:11
Top Channel/ Filipinasit të parët në Shqipëri, punojnë si “baby siter” e sanitare
21/08 15:31
Top Channel/ Dinamo gati për Jagellonian, blutë luajnë sot ndeshjen e parë në Poloni
21/08 15:28
Top Channel/ Plumba për një vend parkimi, zbardhet dinamika e sherrit në plazhin e Hamallajt
21/08 15:26
Top Channel/ DASH anulloi 6000 viza studentore, Ambasada Amerikane: Ka arsye, shkelën ligjin!
21/08 15:24
Top Channel/ Nuk ishin rusët? Shpërthimi në Nord Stream, arrestohet një ukrainas në Itali!
21/08 15:22
Top Channel/ Vijon aksioni i lirimi i hapësirave publike në vend, në Tiranë janë liruar 41.200 m2
21/08 15:14
Top Channel/Berisha i jep hua 3 deputetë Metës, Partia e Lirisë me grup parlamentar në Kuvendin e ri
21/08 15:12
Top News – Rama ndan rrëfimet e turistëve nga Himara, Dhërmiu dhe Borshi.
21/08 14:59
Top News- ‘Erdha vullnetarisht…’/ Vëllai i Veliajt flet pas daljes nga SPAK
21/08 14:55
Top News- U kap me drogë me vlerë 500 mijë euro, 61-vjeçari tregon ku e gjeti vajin e kanabisit
21/08 14:45
Top Channel/ Rusia sulmon Ukrainën: Qindra dronë e raketa, goditet fabrika amerikane!
21/08 13:38
Top News- Shqipëria nuk ka balancim shoqëror, OKB: Politikat fiskale kanë nxitur pabarazinë
21/08 13:19