Presidenti Joe Biden çeli punimet e Takimit të dytë për Demokracinë, duke premtuar se Shtetet e Bashkuara do të investojnë 690 milionë dollarë gjatë vitit që vjen për të fuqizuar programet e demokracisë në mbarë botën. “Po ndryshojmë rrjedhën këtu. Siç e themi shpesh, gjendemi këtu në një pikë kthese të historisë, kur vendimet që marrim sot do të ndikojnë tek kursi i botës sonë për të paktën disa dekada në vazhdim”, tha Biden.