Në vetëm 1 muaj, 67 shqiptarë kanë hequr dorë nga shtetësia me dëshirën e tyre, duke zgjedhur të mbajnë një shtetësi tjetër. Shifrat janë publikuar në Fletoren Zyrtare dhe të gjitha mbajnë firmën e ish-Presidentit Ilir Meta, para se ky i fundit të linte mandatin, ndërsa në po një muaj 31 të tjerë morën shtetësinë shqiptare, po me firmë të Metës.