Numer te lartë te infektimesh nga koronavirusi, u raportuan edhe gjate se shtunes nga autoritetet shendetesore. Nga 355 testime te kryera per tastet e dyshuara, jane konfirmuar pozitive 61 persona, ndersa numri total qe nga fillimi i pandemise ka shkuar e 2330. Ministria e Shendetesise beri te ditur se një pjesë e konsiderueshme e rasteve lidhen me ndërmarrje me shumë punëtorë . Zyrtaret e Shendetesise bënë thirrje per respektimin e masave mbrojtese kunder covid dhe mbajten e maskave ne ambientet e mbyllura.