Në të gjithë territorin e vendit tonë janë ende 6 vatra akive, por fatmirësisht nuk paraqiten me rrezikshmëri për banorët dhe banesat. Ndërkohë, gjatë natës janë riaktivizur 2 vatra zjarri në fshtin Patalej, të bashkisë Lezhë. Efektivë të Forcave të Armatosura, të zjarrfikëses, shërbimit pyjor e bashkisë po punojnë intensivisht për shuarjen e zjarreve, në mënyrë që flakët të mbahen nën kotroll dhe të mos bëhen rrezik për banorët.