Këshilli i Lartë Gjyqësor vendosi gjashtë muaj mbrojtje fizike për gjyqtarin e Shkodrës, Tonin Sterkaj, pasi në portën e shtëpisë së tij u vendos një sasi e vogël tritoli që shkaktoi dëme materiale. Ministri i brendshë, Taulant Balla, në një prononcim për mediat, e cilësoi këtë ngjarje si një test për policinë e Shkodrës.