Referuar të dhënave zyrtare, plot 6000 persona u zhdukën nën regjimin komunist në Shqipëri. Nga këta më shumë se 5 mijë jetë të humbura janë rebelë të regjimit diktatorial. Trupat e tyre nuk iu kthyen kurrë familjarëve duke mishëruar kështu njolla të zeza në historinë shqiptare.