Top News – 6 marrëveshjet e fshehta për vrasësit/ Kush firmosi me Shqipërinë që në vitin 1927
16/12/2021 14:40

Mbretëria e Bashkuar, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Irlanda e Veriut, Gjermania, Rusia dhe Rumania janë 6 shtetet me të cilat Shqipëria ka pasur marrëveshje ekstradimi, edhe pse jashtë kornizës diplomatike. Në dokumentet zyrtare marrëveshja për ekstradim dypalësh të kriminelëve shkruhet se me Mbretërinë e Bashkuar, Shqipëria ka firmosur në vitin 1927, 15 vjet pas Pavarësisë së Shqipërisë. Marrëveshja me dy gjuhë është firmosur nga autoritetet e kohës dhe ratifikuar sërish me vendosjen e pluralizmit në Shqipëri. Por, ajo që përbën objekt të këtij shkrimi lidhet edhe me hetimet e përbashkëta që prej asaj kohe, kur vendi ynë nuk kishte marrëdhënie diplomatike me asnjë vend perëndimor. Pas viteve 1990, Shqipëria u bë pjesë e disa organizmave dhe shumë vende nisën të firmosin marrëveshje ekstradimi, për të cilat edhe sot ka debat, për shkak të një tjetër konvente që lidhet me Të Drejtat e Njeriut dhe jo pak me dënime që kanë marrë karakter politik. Pas Mbretërisë së Bashkuar dhe Irlandës në 1927, në 1933 është firmosur me Amerikën, në 1958 me Bashkimin Sovjetik dhe një vit më vonë me Republikën Demokratike Gjermane. Ndërsa në 1961 Shqipëria firmos dhe pranon detyrimet edhe me Rumaninë. Pas këtij viti, nuk pati më asnjë zhvillim të tillë, për të ardhur në 1993, kur vendet e para që pranuan të firmosin marrëveshje, ose konventa ekstradimi ishin Greqia dhe Turqia. Pesë vjet më vonë në listë ishin edhe Sllovenia dhe Maqedonia. Ndërsa, shumë më vonë janë në listë disa vende që filluan “të besojnë” Shqipërinë dhe të jenë pjesë e ekstradimeve apo hetimeve dypalëshe. Në Kodin Penal të Republikës së Shqipërisë me ndryshimet ndër vite janë tre nene kryesore për ekstradimin. Neni 489 i këtij kodi flet për kërkesën për ekstradim në të cilët thuhet: Ekstradimi lejohet vetëm mbi bazën e një kërkese drejtuar Ministrisë së Drejtësisë dhe në pikën dy, kërkesës për ekstradim i bashkëngjiten kopja e vendimit të dënimit me burgim ose e aktit të procedimit; një relacion mbi veprën penale që i ngarkohet personit për të cilin kërkohet ekstradimi, duke treguar kohën dhe vendin e kryerjes së veprës dhe cilësimin ligjor të saj; teksti i dispozitave ligjore që do të zbatohen, duke treguar nëse për veprën për të cilën kërkohet ekstradimi është parashikuar nga ligji i shtetit të huaj dënimi me vdekje; të dhënat individuale dhe çdo informacion tjetër të mundshëm që shërben për të përcaktuar identitetin dhe shtetësinë e personit, për të cilin kërkohet ekstradimi. Por ka edhe një dallim nëse shumë shtete kanë të njëjtën kërkesë ekstradimi. Në këtë rast Ministria e Drejtësisë cakton radhën e shqyrtimit. Për këtë qëllim ajo mban parasysh të gjitha rrethanat e çështjes dhe veçanërisht datën e marrjes së kërkesës, rëndësinë dhe vendin e kryerjes së veprës penale ose shtetësinë dhe vendbanimin e personit të kërkuar, si dhe mundësinë e një riekstradimi nga shteti kërkues.

Top Channel/ Zbardhen prapaskenat! E pabesueshme kush e shpëtoi Hegseth
11/11 23:24
Top Channel/ Dhunë e flakë! Greva paralizon Spanjën, për herë të parë pas 14 vitesh
11/11 23:19
Top Channel/ “Asnjë favor për Kushner”! Rama flet hapur në Dublin: Dera e BE, hapur
11/11 23:16
Top News- “Shpejt, shpejt se u dogj!”, zjarr në magazinën e drurit në Gjirokastër
11/11 22:33
Top News- “Flamingot rezultat i urrejtjes ndaj Trump”, Rama: Regjimi iranian ka duart e veta
11/11 22:14
Top Channel/ ‘Askush nuk pretendon që është i imunizuar nga korrupsioni ‘, Rama:Janë sistemet që…
11/11 22:07
Top Channel/ ‘Motoja ime thuaj atë që mendon, bëj atë që të thonë’, Rama nga Dublini:Askush s’na..
11/11 22:05
Top Channel/’Kemi 95% të shërbimeve tona online’,Rama nga Dublini: Inteligjenca artificiale bekim…
11/11 21:51
Top Channel/ Rama flet nga Dublini për Zvërnecit: Asnjë favor ndaj Kushner, s’kemi asgjë për…
11/11 21:37
Top News- Protestat vijojnë në Tiranë/ Nuk ka dialog, kërkohet largimi i kryeministrit
11/11 21:35
Top Channel/ ‘Putini e nisi luftën për të luftuar edhe Europën’, Rama: BE një mozaik demokracish…
11/11 21:32
Top Channel/ ‘Regjimi i Iranit ndezi protestat’,Rama:S’ka më flamingo, por zogj nga e djathta dhe…
11/11 21:20
Top Channel/ ‘Revolucioni i flamengove një urrejtje kundër Trump’,Rama:Gjetën bulevardin tonë për…
11/11 21:18
Top Channel/ Rama nga Dublini: Moment kulmor për ne, gjërat që dukeshin të pamundura tani…
11/11 21:04
Top Channel/ ‘Serbia po kalon situatë eksperimentale’, Rama:Fantazmat e të shkuarës po e përndjekin…
11/11 20:58
Top Channel/ ‘2027 ambicioz por i mundur’, Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE një proçes…
11/11 20:55
Top Channel/ Ushqime pa etiketa në markete, TCH zbulon shkeljet, produkte pa informacion
11/11 20:11
Top Channel/ Hungaria mbështet integrimin e Shqipërisë, Ferit Hoxha takon homologen në Budapest
11/11 19:48
Top Channel/ Protesta e studentëve, marshim paqësor nga Ministria e Arsimit te kryeministria
11/11 19:44
Top Channel/ PS i mbyll derën Veliajt! Kryebashkiaku: Ngrini komision për kërcënimet e Ramës
11/11 19:38