Gjykata e Posaçme kaloi për gjykim dosjen 5D me të pandehur janë 7 ish zyrtarë të lartë të Bashkisë së Tiranës. Ish drejtorët, Redi Molla dhe Mariglen Qato do të gjykohen në këtë proces për veprat penale të korrupsionit pasiv, mosdeklarim pasurie dhe pastrim parash. Ndërkohë Taulant Tushe, Nestor Muhametllari, Albano Janku, Julian Zanaj dhe Enton Punavia do të gjykohen për shkelje të barazisë në tendera.