Top News ka arritur të zbardhë itinerarin e ndjekur nga autorët që morën pjesë në ekzekutimin e Briken Sanajt. Sipas informacioneve të siguruara nga grupi I hetimit, ndjekja e makinës së viktimës ka nisur në zonën e Lezhes ku eshte organizuar ceremonia e dasmës së shokut të ngushtë të viktimës. Autorët kanë pritur mbarimin e dasmës dhe të gjitha aktiviteteve të tjera ku ka marrë pjesë viktima dhe janë vënë në lëvizje në momentin që ky I fundit është nisur drejt Tiranës së bashku me çiftin e ri në dy makina të ndryshme. Nga kqyrja e kamerave të sigurisë, viktima ka lëvizur me një mjet tip Audi nëpërmjet rrugës Lezhë në drejtim të Fushë-Krujës, e më pas ka kaluar në Rinas, në autostradën Durrës-Tiranë, në Astir e deri në rezidencën Kodra e Diellit ku ndodhi ekzekutimi.