Disa turistë nga Kosova janë përballur me një situatë të pazakontë gjatë pushimeve të tyre në kepin e Rodonit. Ata ndërsa eksploronin vendin kanë gjetur 50 refugjatë sirianë të cilët kishin kaluar natën atje. Nuk dihet nëse refugjatët i ka lënë dikush atje, apo ata e kanë zgjedhur si një vend të përkohshëm qëndrimi. Top Channel sjell pamjet e sirianëve, ku lodhja duket qartë.