Një sasi prej 50 kg kokainë është zbuluar në orët e para të mëngjesit të kësaj të martë në portin e Durrësit, në një anije që transportonte qymyr. Mjeti lundrues vinte nga Kolumbia, ndërsa sasia e drogës ishte fshehur mes 6500 tonëve qymyr, në hambarin e saj. Anija “Unistream” kishte dhe një flamur të Antigua Barbuda nga Ishujt Karaibe. Duket se trafikantët tashmë kanë ‘braktisur’ mënyrën e zakonshme me kontejnerët me banane, duke përzgjedhur qymyrin.