Top News – 50 avionë ‘pushtojnë’ qiellin e Teheranit / Izraeli bombardon objektet bërthamore
18/06/2025 11:43

Për të gjashtën ditë me radhë, Izraeli dhe Irani kanë vazhduar sulmet ndaj njëri-tjetrit, disa orë pasi presidenti amerikan, Donald Trump, i kërkoi Republikës Islamike “dorëzim pa kushte”. Avionët ushtarakë izraelitë goditën kryeqytetin iranian pak para agimit të mërkurën, pasi ushtria lëshoi paralajmërime që civilët të largoheshin nga një zonë e Teheranit. Më pas, ushtria izraelite tha se ka goditur objekte për prodhimin e armëve dhe një qendër që përdoret për të prodhuar centrifuga në Teheran. “Më shumë se 50 aeroplanë ushtarakë izraelitë kanë kryer një sërë sulmesh në zonën e Teheranit në orët e fundit. Si pjesë e përpjekjes më të gjerë për të ndërprerë programin e Teheranit për zhvillimin e armëve bërthamore, një ndërtesë për prodhimin e centrifugave në Teheran është shënjestruar”, u tha në një deklaratë. Centrifugat janë makinat që përdoren për pasurimin e uraniumit, më saktësisht, ato shërbejnë për të ndarë izotopet e uraniumit, kryesisht për të rritur përqindjen e uraniumit-235, i cili, nëse arrin nivel të lartë pastërtie, mund të përdoret për armë bërthamore. “Gjatë valës së sulmeve, disa ndërtesa për prodhimin e armëve janë goditur, përfshirë ndërtesa për prodhimin e lëndëve të para dhe komponentëve që përdoren për montimin e raketave tokë-tokë”, shtoi ushtria izraelite. Ndërkaq, mëngjesin e të mërkurës, Irani tha se ka sulmuar me raketa hipersonike Izraelin. Teherani u kërkoi banorëve të Tel Avivit që të përgatiten për sulm, ndërsa Garda Revolucionare Islamike pretendoi se ka përdorur raketat hipersonike Fattah-1 për të sulmuar vendstrehimet dhe një qendër tregtare.

Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06