Autoritetet helene kanë vënë në pranga një 31-vjeçar shqiptar, i cili akuzohet për trafik të lëndëve narkotike. I arrestuari është shtetasi Juxhin Jetnor Lumani i datëlindjes 1992 u arrestua prej anti drogës së Kosturit në aksin që lidh këtë qytet me Selanikun, pasi u kap në flagrancë me një sasi prej afro 44 kg kanabis sativa në automjetin e tij.