Kompania e vetme që mbeti në garë për zbatimin e projektit për ndërtimin e portit të ri tregtar të Durrësit, i parashikuar në Porto Romano nuk dorëzoi ofertë financiare. Kompania Archirodon duhej të paraqiste para Komisionit të Vlerësimit të Ofertave koston financiare të realizimit të projektit, për të cilin qeveria ka vendosur në dispozicion një fond limit prej gati 400 milionë eurosh.