Top News – 400 mijë njerëz nën armë / Polonia ‘në luftë’, do stërvisë ushtarakisht popullatën
06/11/2025 15:04

Polonia do të fillojë këtë muaj zbatimin e një programi të ri për stërvitje ushtarake, si pjesë e një plani më të gjerë për të stërvitur rreth 400.000 njerëz në vitin 2026, njoftoi të enjten Ministria e Mbrojtjes. E nxitur prej pushtimit të Ukrainës nga Rusia, Polonia tani shpenzon për mbrojtjen më shumë se çdo anëtar tjetër i NATO-s në raport me produktin e brendshëm bruto. Ajo tani ka ushtrinë e tretë më të madhe në aleancë, me një personel prej 216,000 trupash, dhe synon ta rrisë edhe më shumë ushtrinë në dekadën e ardhshme. Programi “Në Gatishmëri” do të jetë vullnetar dhe i hapur për të gjithë qytetarët, nga nxënësit e shkollave, tek të rriturit e punësuar, kompanitë dhe të moshuarit. Ministri i Mbrojtjes, Ëladyslaë Kosiniak-Kamysz, e ka cilësuar këtë program si “stërvitja më e madhe mbrojtëse në historinë polake”. Programi do të ofrojë kurs bazik për sigurinë, stërvitje për mbijetesë, udhëzime mjekësore etj. “Vetëm në nëntor dhe dhjetor ne do të trajnojmë rreth 20.000 njerëz në trajnime individuale, por numri i përgjithshëm, për të gjitha format e trajnimit, është rreth 100.000 njerëz”, tha në një konferencë për shtyp zëvendësministri i mbrojtjes. Ministria synon të stërvisë vitin e ardhshëm afërsisht 400.000 njerëz “individualisht, në grupe, si pjesë e programit ‘Edukimi me Ushtrinë’, në trajnimin e rezervës dhe në shërbimin ushtarak të detyrueshëm dhe vullnetar”, shtoi ai. Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Polonisë, tha se programi ka dy synime kryesore; të forcojë qëndrueshmërinë e qytetarëve dhe komuniteteve, dhe të rrisë disponueshmërinë, gatishmërinë dhe kapacitetin e rezervave. Programi u bë publik për herë të parë nga kryeministri Donald Tusk në mars për të “ndërtuar një ushtri rezervistësh” mes shqetësimeve të shtuara të sigurisë pas pushtimit të Ukrainës nga Rusia.

Top Channel/ Vrasja e El Menchos, Meksika në kaos:Frikë për vazhdim të dhunës, ndërhyn presidentja!
25/02 12:22
Top Channel/“Njerëzit me ngjyrë nuk janë majmunë”: Fjalimi i Trump, përjashtohet deputeti demokrat!
25/02 12:04
Top News – Japonia, raketa pranë Tajvanit / Tërbohet Kina, tensionet në pikë vlimi
25/02 12:00
Top News – “Falje publike”. Bill Gates shfaq pendesë për raportin me Epstein
25/02 11:53
Top News – Pas 40 ditësh pushon shiu në Francë / Rreziku nga përmbytjet mbetet, toka e mbingopur
25/02 11:52
Top News – Raketa që mund të godasin SHBA-në / Trump akuzon, Irani përgjigjet: ‘Gënjeshtra të mëdha’
25/02 11:47
Top News – USS Gerald Ford ankorohet në Kretë / Drejt Iranit… aeroplanmbajtësja më e madhe në botë
25/02 11:47
Top Channel/ CNN: Nga dosjet Epstein mungojnë të dhëna të FBI-së, “zhduken” akuzueset e Trumpit!
25/02 11:46
Top News – Kancelari gjerman zbarkon në Kinë / Merz në kërkim të ‘një partneriteti të drejtë’
25/02 11:38
Top News – Një orë e 50 minuta fjalim…Trump thyen rekordin, ja pikat kulminante
25/02 11:27
Top News – Gjermania dëbon shqiptarët. Më të refuzuarit për leje qëndrimi pas gjeorgjianëve
25/02 11:26
Top Channel/ Anashkalim vetos hungareze? Von der Leyen: Kredia për Ukrainën do jepet me cdo kusht!
25/02 11:24
Top News – Kërcënon Iranin, paqe në Ukrainë / Trump flet para kombit, paradë e ‘arritjeve’ të tij
25/02 11:12
Top Channel/ Fjalimi drejtuar kombit, Trump rreshton arritjet: “Kjo është epoka e artë e Amerikës”!
25/02 11:00
Top Channel/ Alarm ne AziL Kina shënjestron firmat japoneze, Tokio zhvendos raketa pranë Tajvanit!
25/02 11:00
Top News – “Zhduken” dëshmitë. Mbi 90 deklarime në dosjet e Epstein nuk gjenden
25/02 10:03
Top News – SHBA ‘blindon’ Lindjen e Mesme. Vendos mbi 150 avionë luftarakë në rajon
24/02 22:33
Top News – Bomba bërthamore në Ukrainë / Rusia akuzon Francën dhe Britaninë: Duan t’ia japin
24/02 17:20
Top Channel/ Vrasja e “El Mencho” në Meksikë dhe lista e re e trafikantëve më të kërkuar të drogës
24/02 15:44
Top Channel/ Përvjetori i luftës në Ukrainë, Rutte: “Ka nevojë për më shumë ndihma”!
24/02 15:29
DIGITALB DIGITALB