Viktima e atentatit të kësaj të shtune njihet me emrin Mondi, por me dy mbiemri. Në dokumentet zyrtare deri para disa vitesh ishte me identitetin Edmond Koçi, por më pas e ndërroi mbiemrin në Çekiçi, për shkak të problemeve që kishte me ligjin, por edhe nofkës që i ishte vendosur nga anëtarët e tjerë të Bandës së Durrësit, në të cilën bënte pjesë.