Top News – 40 mijë ushtarë evropianë në Ukrainë / Një trupë paqeje, Polonia refuzon pjesëmarrjen
13/12/2024 13:04

Presidenti francez Emmanuel Macron të enjten bëri thirrje për bashkëpunim të ngushtë mes Evropës dhe SHBA-së në përpjekjet për t'i dhënë fund luftës në Ukrainë me kushte të pranueshme nga Kievi. Macroni foli në Varshavë pas një takimi me kryeministrin polak Donald Tusk. "Ne duhet të punojmë shumë ngushtë me amerikanët dhe, natyrisht, me Ukrainën për të gjetur një mënyrë që merr parasysh interesat e Ukrainës, sovranitetin e saj, si dhe interesat e evropianëve dhe sigurinë e tyre”, tha Macron. Ai foli në mbështetje të "një paqe të negociuar nga ukrainasit dhe që u ofron atyre siguri tëqëndrueshme”. Macron vuri në dukje gjithashtu rëndësinë e koordinimit mes vendeve evropiane në formulimin e garancive të sigurisë për Ukrainën pas një marrëveshjeje të mundshme paqeje me Rusinë. Përfaqësuesit e disa vendeve të NATO-s kanë zhvilluar bisedime konfidenciale për javë të tëra se si mund të monitorohet një armëpushim i mundshëm i ardhshëm në Ukrainë. Franca dhe Britania e Madhe po përgatisin plane për një koalicion vullnetarësh që do të monitoronte ushtarakisht një armëpushim të mundshëm atje. Që nga fundi i vjeshtës, Macron ka udhëtuar në Britaninë e Madhe, Skandinavi dhe në Shtetet Baltike për të gjetur partnerë për këtë trupë. Presidenti francez ka deklaruar se një prani e tillë mund të bëhet e nevojshme edhe nëse forcat e armatosura ruse çajnë linjat ukrainase dhe i detyrojnë mbrojtësit të tërhiqen. Donald Tusk konfirmoi se mundësia e dërgimit të një kontigjenti ushtarak në Ukrainë ishte ngritur në takimin e tij me Emmanuel Macron, por saktësoi se "për momentin" Varshava "nuk parashikon asnjë veprim të këtij lloji". Kjo ide është ngritur që në shkurt nga presidenti francez, por nuk kishte fituar terren. Mediat polake e kanë shtjelluar ndërkohë këtë ide duke nënvizuar se një mision i tillë mund të përbëhet nga pesë brigada me një total prej rreth 40.000 ushtarësh. Polonia mund të marrë komandën e njërës prej tyre.

Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17
Top News – ‘Lufta drejt fundit’. Vance – SHBA i ka arritur objektivat në Iran
28/03 23:00
Top News – Pakistani, dritë jeshile nga Irani. Anijet pakistaneze do të kalojnë Hormuzin
28/03 22:30
Top News – Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme. Houthit lëshojnë raketën e dytë drejt Izraelit
28/03 22:00
Top News- Dodik kthehet temë debati në SHBA/ Senatorë e kongresmenë kërkojnë rikthim të sanksioneve
28/03 21:00
Top News- Izraeli drejton tanket nga Gaza/ Hamasi drejt refuzimit të kërkesave të Bordit të Paqes
28/03 20:30
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00
Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03 19:45
Top News – ‘Rusia po spiunon SHBA tek Irani’ / Zelensky nxjerr të dhënat- Po jep informacione mbi bazat
28/03 19:30
Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46
Top Channel/ Izraeli godet objektet bërthamore iraniane, Teherani paralajmëron hakmarrje
28/03 12:03