Të paktën 4 persona u vranë dhe 5 të tjerë u plagosën, si pasojë e sulmeve ruse në një ndërtesë banimi dhe në disa shtëpi private në Ukrainë, njoftuan zyrtarët ukrainas. Mëngjesin e kësaj të marte, Rusia sulmoi një ndërtesë 5 katëshe, në qytetin jugor, Nikopol, tha guvernatori rajonal i Dnipropetrovskut, Serhiy Lysak.