Katër persona janë vënë nën pranga nga Policia e Kosovës nën dyshimin për veprat penale ‘keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar’’ dhe “marrja e ryshfetit” në dhënien e lejeve për armë. Policia e Kosovës ka njoftuar se në aksionin e zhvilluar në koordinim me Prokurorinë Themelore Prishtinë dhe me urdhër të Gjykatës Themelore Prishtinë, ka zhvilluar kontrolle në katër vendodhje të ndryshme, duke përfshirë dy banesa private, një lokal dhe një zyrë.