Top News – 4 muaj para votimeve/ Kodi Zgjedhor-jo rritje pensionesh
26/06/2020 13:55

Është publikuar drafti i Kodit Zgjedhor i miratuar pas konsensusit të arritur në Këshillin Politik mes mazhorancës dhe opozitës. Në ndryshimet e bëra përcaktohet se zgjedhjet e përgjithshme dhe ato lokale, mbahen nga data 15 prill deri në 15 maj ose nga 15 tetori deri në 15 nëntor. Data e zgjedhjeve për Kuvendin caktohet me dekret nga Presidenti i Republikës, sipas rregullave të parashikuara në nenin 65 të Kushtetutës. Zgjedhjet për Kuvendin zhvillohen në një ditë të diel brenda periudhës zgjedhore të përcaktuar në nenin 8 të këtij ligji. Kur data e zgjedhjeve caktohet në periudhën zgjedhore nga 15 prilli deri në 15 maj, qendrat e votimit hapen në orën 7:00 dhe mbyllen në orën 19:00. Kur data e zgjedhjeve caktohet në periudhën zgjedhore nga 15 tetori deri në 15 nëntor, qendrat e votimit hapen në orën 7:00 dhe mbyllen në orën 18:00. Në draft thuhet se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve është institucioni përgjegjës për organizimin dhe administrimin e zgjedhjeve dhe referendumeve, i cili drejton dhe mbikëqyr veprimtarinë e administratës zgjedhore, monitoron veprimtarinë e subjekteve zgjedhore, organeve dhe institucioneve shtetërore, si dhe të medias në raport me zgjedhjet, si dhe zgjidh në rrugë administrative kërkesat apo ankesat që kanë lidhje me procesin zgjedhor. KQZ do të refuzojë listat e partive politike nëse nuk kanë 30 % femra. Qeveria 4 muaj përpara zgjedhjeve nuk mund të marrë vendime favorizuese, si ulje taksash, rritje pensionesh, etj. Po ashtu katër muaj përpara zgjedhjeve qeveria mund të zhvillojë aktivitete vetëm me lejen e KQZ. Nëse KQZ vlerëson se aktivitet janë me natyrë elektorale i bllokon ato dhe transmetimi në media është i ndaluar. sipas draftit KQZ aktuale do të shkrihet ditën që Kodi i ri Zgjedhor do të hyjë në fuqi. Kryekomisioneri do të ketë mandat 7 vjet. Nën komisioneri 4 vjet. Anëtarët e Rregullatorit 5 vjet, ndërsa të Komisioni i Ankimimeve dhe Sanksioneve 9 vjet. Për zgjedhjen e këtyre 12 anëtarëve të rinj, PD do të sjellë në Kuvend një të dërguar të posaçëm. Për kryekomisioner, komisioni kuvendor zgjedh 3 emra nga gjithë kandidatët. I dërguari i opozitës skualifikon një. Kuvendi me 84 vota zgjedh një nga dy emrat e ngelur. Për zv.komisionerin, i dërguari i posaçëm zgjedh 3 emra mes kandidatëve, deputetët fshijnë një. Kuvendi voton një nda dy emrat e ngelur. Për KAS dhe Rregullatorin, i dërguari i opozitës cakton dy emra. 3 të tjerë i caktojnë deputetët, ndersa listat me nga 5 emra votohen në bllok në Kuvend.

Top News- “Shpejt, shpejt se u dogj!”, zjarr në magazinën e drurit në Gjirokastër
11/11 22:33
Top News- “Flamingot rezultat i urrejtjes ndaj Trump”, Rama: Regjimi iranian ka duart e veta
11/11 22:14
Top Channel/ ‘Askush nuk pretendon që është i imunizuar nga korrupsioni ‘, Rama:Janë sistemet që…
11/11 22:07
Top Channel/ ‘Motoja ime thuaj atë që mendon, bëj atë që të thonë’, Rama nga Dublini:Askush s’na..
11/11 22:05
Top Channel/’Kemi 95% të shërbimeve tona online’,Rama nga Dublini: Inteligjenca artificiale bekim…
11/11 21:51
Top Channel/ Rama flet nga Dublini për Zvërnecit: Asnjë favor ndaj Kushner, s’kemi asgjë për…
11/11 21:37
Top News- Protestat vijojnë në Tiranë/ Nuk ka dialog, kërkohet largimi i kryeministrit
11/11 21:35
Top Channel/ ‘Putini e nisi luftën për të luftuar edhe Europën’, Rama: BE një mozaik demokracish…
11/11 21:32
Top Channel/ ‘Regjimi i Iranit ndezi protestat’,Rama:S’ka më flamingo, por zogj nga e djathta dhe…
11/11 21:20
Top Channel/ ‘Revolucioni i flamengove një urrejtje kundër Trump’,Rama:Gjetën bulevardin tonë për…
11/11 21:18
Top Channel/ Rama nga Dublini: Moment kulmor për ne, gjërat që dukeshin të pamundura tani…
11/11 21:04
Top Channel/ ‘Serbia po kalon situatë eksperimentale’, Rama:Fantazmat e të shkuarës po e përndjekin…
11/11 20:58
Top Channel/ ‘2027 ambicioz por i mundur’, Rama nga Dublini: Integrimi gradual në BE një proçes…
11/11 20:55
Top Channel/ Ushqime pa etiketa në markete, TCH zbulon shkeljet, produkte pa informacion
11/11 20:11
Top Channel/ Hungaria mbështet integrimin e Shqipërisë, Ferit Hoxha takon homologen në Budapest
11/11 19:48
Top Channel/ Protesta e studentëve, marshim paqësor nga Ministria e Arsimit te kryeministria
11/11 19:44
Top Channel/ PS i mbyll derën Veliajt! Kryebashkiaku: Ngrini komision për kërcënimet e Ramës
11/11 19:38
Top Channel/ Taksistët në protestë, ankohen për çmimet, konkurrencën dhe mjetet ilegale
11/11 19:37
Top Channel/ Buxheti, 10 mld euro për 9 minuta! Miratohet në kohë rekord tek “Ekonomia”
11/11 19:33
Top News – Balla i përgjigjet Veliajt për kërkesën e hetimit parlamentar
11/11 17:15