Pas nënshkrimit të marrëveshjes së mbrojtjes me Francën dhe blerjen e fregatave Belharra, Greqia fqinje do të nënshkruajë një tjetër marrëveshje me amerikanët. Më 14 tetor, ministri i jashtëm Niko Dendias pritet të nënshkruajë në Uashington, së bashku me homologun e tij amerikan Anthony Blinken, një përditësim të një pakti ekzistues mes dy vendeve.