Mijëra turistë kanë mbetur të bllokuar në Finlandën veriore pasi fluturimet në Aeroportin e Kittilës u anuluan për shkak të të ftohtit të madh. Temperaturat në aeroport ranë në -37C të dielën në mëngjes, pas disa ditësh me mot të ngjashëm arktik, duke e bërë të vështirë shkrirjen e akullit të avionëve dhe operacionet e tjera. Turistët e bllokuar, pjesa më e madhe e të cilëve britanikë, kanë një shans për t'u kthyer në shtëpi pasdite, kur janë planifikuar disa fluturime, megjithëse parashikimet e meteorologëve tregojnë se temperaturat do të mbeten ende në rreth -28C. Kittila ndodhet në Lapland, në veriun e finlandës me popullsi të rrallë.