36 për qind e të punësuarve në Shqipëri janë të pakënaqur me kushtet e punës që kanë dhe janë në kërkim të një pune tjetër. Ky është rezultati i anketës së Gallup publikuar në raportin ‘Gjendja e Punësimit për vitin 2025. E përkthyer në shifra konkrete, sipas të dhënave të Gallup, gati 400 mijë të punësuar në Shqipëri kërkojnë të ndërrojnë vendin e tyre të punësimit.