Banesa e një familjeje shqiptarësh është kontrolluar nga Policia italiane, duke zbuluar në ambientet e shtëpisë 35 kg kokainë e 700 gramë marijuanë. Sipas mediave italiane, familja shqiptare ishte ishte denoncuar nga fqinjët, të cilët kishin informuar forcat policore mbi lëvizje të dyshimta e flukse të shpeshta njerëzish në banesën pranë tyre.