Hetimet e thelluara të SPAK për një rast trafiku të 324 kilogramëve kokainë në Portin e Durrësit kanë çuar në pranga katër shqiptarë, shtetas të Maqedonisë së Veriut. SPAK njoftoi se katër personat janë arrestuar në bashkëpunim me autoritetet maqedonase për rastin e 18 qershorit të vitit të kaluar, ku droga u gjet në një kamion me destinacion Italinë.