Ndërtimi qarkulloi 300 milionë euro në tre muajt e parë, vetëm përmes kanaleve zyrtare të transaksioneve. Shifra e raportuar nga INSTAT është rekordi historik i këtij sektori. Gati 18 për qind e totalit, ose rreth 50 milionë euro janë blerje të pasurive të paluajtshme nga shtetas të huaj. Shifra mbetet e lartë, por në krahasim me tremujorin e katërt të vitit të kaluar ka një rënie me 25 për qind.