Një 55 vjecar që dyshohet se bashkëpunoi me dy persona për të trafikuar një sasi lënde narkotike nga vendi ynë drejt Malit të Zi, me destinacion final Austrisë, u arrestua këtë të premte nga policia e Shkodrës. Emiljano Burda i cili u ndalua nga uniformat blu në Sarandë, dyshohet se bashkëpunoi me dy persona, babë e birë, për të trafikuar 300 kg kanabis nga vendi ynë përmes pikës kuiftare me Malin e Zi.