Top News – 30 avionë amerikanë ‘rrethojnë’ Iranin / Vijnë në bazat ajrore në Spanjë, Skoci e Angli
18/06/2025 11:34

Të paktën 30 avionë ushtarakë amerikanë janë zhvendosur nga bazat në Amerikë, drejt Evropës gjatë tre ditëve të fundit, tregojnë të dhënat e gjurmimit të fluturimeve të shqyrtuara nga BBC. Avionët në fjalë janë të gjithë tankerë ushtarakë amerikanë që përdoren për të furnizuar me karburant avionët luftarakë dhe bombarduesit. Sipas Flightradar24, të paktën shtatë prej tyre, të gjithë KC-135, u ndalën në bazat ajrore amerikane në Spanjë, Skoci dhe Angli. Kjo vjen ndërsa Izraeli dhe Irani vazhdojnë të shkëmbejnë sulme, pasi Izraeli nisi një operacion të premten që tha se kishte si qëllim shkatërrimin e programit bërthamor të Teheranit. Nuk është e qartë nëse lëvizjet e SHBA-së janë të lidhura drejtpërdrejt me konfliktin, por një ekspert i tha BBC se fluturimet e avionëve tankerë ishin "shumë të pazakonta". Sipas tij, kjo sugjeron se SHBA po zbaton një plan emergjence për të mbështetur operacionet intensive luftarake në rajon, javët e ardhshme. Shtatë avionët e gjurmuar nga BBC kanë vazhduar udhëtimin që atëherë dhe sipas të dhënave të gjurmimit të fluturimit mund të shiheshin duke fluturuar në lindje të Siçilisë pasditen e së martës. Gjashtë nuk kishin destinacion të deklaruar, njëri zbarkoi në ishullin grek të Kretës. Lëvizjet e avionëve vijnë mes raporteve se SHBA-të kanë zhvendosur gjithashtu aeroplanmbajtësen USS Nimitz, nga Deti i Kinës Jugore drejt Lindjes së Mesme. Nimitz mban një kontingjent avionësh luftarakë dhe shoqërohet nga disa destrojerë me raketa të telekomanduara.

Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06