Gjykata e Apelit në Tiranë ka ndryshuar masën e sigurisë nga "arrest në burg" në "arrest shtëpie” për tre autorët e dyshuar të vrasjes së Martin Çeços. Burimet konfirmojnë se tre autorët e dyshuar, Valter Mollaj, kushëriri i tij Edlir Mollaj dhe bariu Bleti Angjo janë liruar nga gjykata e apelit pasi kjo e fundit ka konstatuar se afati i vendosjes së masës së paraburgimit më 22 qershor 2022 ka përfunduar.