Kanë dështuar kërkimet e policisë, familjarëve dhe banorëve të zonës së Vrithit në Malësi të Madhe për gjetjen e kushërinjve Vilson Çutaj 37 vjeç, Klement dhe Danjel Pepaj, të cilët prej 48 orësh rezltojnë të zhdukur. Edhe pas angazhimit të shumë efektivëve, rezultatet e kërkimit kanë qenë negative. Kërkimi ka qenë i vështirë për shkak të terrenit malor, ndërsa dyshohet se dy prej tyre mund të jenë “eliminuar”. Një ditë më parë janë kapur sinjale nga telefonat e tyre, por ka qenë e pamundur rënia në gjurmët e tyre. Sakaq bëhet me dije se kërkimet do të vijojnë edhe ditën e nesërme, teksa po merren në pyetje edhe banorët e zonës nëse janë në dijeni.