Temperaturat e larta dhe era e fortë kanë favorizuar flakët në zonën e Dropullit këtë të enjte. Flakët kërcënuan seriozisht banesat në fshatin Terihat. Zjarrfikësit dhe banorët janë përpjekur për rreth 3 orë të izolojnë flakët. Kisha e Shën e Premtes buzë rrugës nacionale u kërcënua seriozisht nga zjarri, ndërsa policia edhe në Terihat u angazhua në evakuimin e të moshuarve të vetmuar dhe të pamundur.