3 persona janë vënë në pranga, ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim, nën akuzën e vepres penale kultivimi i lëndëve narkotike. Në bazë të informacioneve të siguruara përreth terrenit, uniformat blu evidentuan fidanë të bimës kanabis, të kultivuar në një zonë të pyllëzuar, në fshatin Grevë, Skrapar.