Top News – 3 mijë të infektuar në një ditë / Kosova në prag katastrofe, situatë e rëndë
22/01/2022 14:18

"Cdo person që hyn në Kosovë duhet të posedojë certifikatën e vaksinimit me tri doza, ose edhe me dy doza, por edhe me një test PCR të 48 orëve të fundit. Nga kjo kërkesë përjashtohen ata që hyjnë tranzit, diplomatët e huaj, fëmijët nën 12-vjeç, e ata që kanë dëshmi mjekësore se përjashtohen nga vaksinimi”, thuhet në njoftim. Në këtë masë përjashtim bëjnë edhe shtetasit e Kosovës që s'kanë dy doza të vaksinës, por ata duhet të karantinohen në shtëpi për shtatë ditë. Në të gjitha institucionet publike, punonjësve do t'u kërkohet ҫertifikata e vaksinimit më te paktën dy doza. Ndalohet po ashtu veprimtaria e klubeve të natës dhe organizimi i festivaleve, koncerteve etj. Operatorët e transportit publik lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 50 për qind të kapacitetit të mjeteve. Megjithatë, procesi mësimor do të zhvillohet me prezencë fizike, ndërsa, në ambiente të mbyllura grumbullimet lejohen me maksimumi 30 persona. Sipas zyrtarëve të Ministrisë së Shëndetësisë, gjendja në spitalet e Kosovës mbetet nën kontroll dhe e menaxhueshme, por rreziku mbetet i lartë për shkak se varianti Omikron mbetet dominues. Numri i rreth tre mijë rasteve të infektimit në ditë u konfirmua pas më shumë se 11 mijë e 500 testeve, ku rreth 25 për qind e të testuarve dolën pozitiv, një rritje kjo shumëfish më e lartë krahasuar me dy javë më parë. Një rritje e tillë e numrit të të infektuarve nuk është shënuar nga muaji gusht i vitit të shkuar, kur Kosova u përball me situatën më të rëndë shëndetësore.

Top Channel/ Kosova, nga dështimi në dështim. Kuvendi s’konstituohet as pas seancës së 42-të
05/07 22:43
Top Channel/ E konfirmon Prokuroria: Alarmi në Kuvendin e Kosovës për bombë, ishte i rremë
05/07 21:38
Top News- Policia largon deputetët/ Kosovë, kërcënimi me bombë shtyn seancën e Kuvendit
05/07 15:05
Top News – Të zënë me sherrin në Kuvend. Kosovë, partitë ‘harrojnë’ zgjedhjet vendore
05/07 15:04
Top Channel/ Bomba në Kuvend, panik mes deputetëve në Kosovë: Kërcënimi u bë në anglisht!
05/07 14:40
Top News- Alarm për bombë në Kuvendin e Kosovës? Evakuohen deputetët
05/07 12:59
Top Channel/ I fshehtë apo i hapur, ngërçi i votimit në Kosovë: Kjo është çështja!
05/07 12:01
Top Channel/ Kisha Ortodokse e Kosovës ia kthen OSBE-së: Kryepeshkopi yne nuk hyri “në kishë serbe”!
05/07 11:53
Top News- Pas PDK, edhe LDK kërkesë Kushtetuses/ ‘LVV nuk po respekton vendimin e 26 qershorit’
04/07 16:34
Top Channel/ Osmani: Lejohet votimit i fshehtë por duhet konsesus për këtë!
04/07 15:08
Top News- Osmani ultimatum deputetëve/ ‘Pasoja juridike, nëse s’ka konstituim brenda 30 ditëve’
04/07 13:54
Top News- Vijon seria e dështimeve në Kuvend/ PDK-ja i drejtohet Gjykatës Kushtetuese
03/07 22:00
Top News- I nxehti ekstrem vjen në Kosovë, autoritetet ‘frikë’ nga temperaturat e larta
03/07 20:27
Top Channel/ Kosova, sytë nga Kushtetuesja! Opozita kundër votimit të fshehtë
03/07 19:54
Top News-Vatra e parë e murtajës në Kosovë/ Karantinohet ferma në Prizren, autoritetet shtojnë masat
03/07 17:57
Top Channel/ Kosova nuk konstituon Kuvendin, avokati i dërgon deputetëve gomerë!
03/07 15:05
Top Channel/ Kriza në Kosovë! Presidentja Osmani po takon krerët politikë për gjetjen e zgjidhjes
03/07 12:44
Top News – Përpjekjet e Osmanit për zgjidhjen e ngërçit. Konstituimi, dita e dytë e negociatave
03/07 11:52
Top Channel/ E pazakontë në Kosovë! Avokati sjell në Kuvend 4 gomerë: Simbolizojnë kryeneçësinë
03/07 11:46
Top Channel/ “Thaçi e Veseli udhëzime nga burgu”, organizatat e UÇK-së” i hidhen nën fyt” Kurtit!
03/07 11:31