Rusia ka deklaruar të hënën se është e gatshme të ndalojë operacionin ushtaraj në Ukrainë “në çdo moment”, nëse Kievi i përmbush katër kushtet që i ka dorëzuar zyrtarisht qeverisë së Volodimir Zelenskit. Sipas medieve të huaja, kushti i parë është që në Ukrainë të vendoset një kryeministër pro-rus. Në kushtin e Rusisë thuhet se Zelensky do vijojë të jetë president, por me kompetenca më të kufizuara. Flitet se rusët parapëlqejnë Yuriy Boiko si kryeministër.