Një tjetër operacion kundër kultivimit të bimëve narkotike u godit në Tiranë, ku për pasojë një 28 vjecar u vendos në pranga, si autor i dyshuar. Shërbimet policore të komisariatit numër 6 nga kontrollet e ushtruara në terren, konstatuan një sipërfaqe të mbjellë me kanabis në fshatin Shesh. 48 bimë kanabis dyshohet se u kultivuan nga i riu. Kjo sasi u asgjësua përmes djegies nga uniformat blu.