Gjashtë shqiptarë janë mes 28 personave të arrestuar nga autoritetet italiane si pjesë e një operacioni kundër një organizate të trafikut ndërkombëtar të kokainës. Shqiptarët dyshohet se ishin pjesë e një klani të Ndrangetës që vepronte në Italinë e Veriut, kryesisht në zonën e Milanos. Ata janë dekonspiruar nga përgjimet e siguruara nga Guardia di Finanza prej aplikacioneve Sky dhe EncroChat.