Top News/ 203 mijë ushtarë deri në 2031…! A do të mund ta arrijë Gjermania objektivin?
01/03/2024 12:11

Gjermania duket e vendosur të bëhet sërish një fuqi e madhe ushtarake. Kancelari gjerman, Olaf Scholz, në fillim të pushtimit rus të ukrainës, foli për një paketë 100 miliardë euroshe për modernizimin e bundesverit gjerman, ndërsa tani, vendi është sërish i gatshëm të japë më shumë para për ushtrinë dhe mbrojtjen. Por, gjermanisë i mungojnë ushtarët. Si rrjedhojë, në vend ëhstë ndezur debati për rikthimin e shërbimit të detyrueshëm ushtarak, por partitë politike nuk janë në një mendje. Opozita është më e hapur për rikthimin e shërbimit ndërsa koalicioni qeverisës është më skeptik. Sidoqoftë, ministri socialdemokrat i mbrojtjes, Boris Pistorius tha se ishte gabim që shërbimi ushtarak ishte hequr në vitin 2011 por nuk dha një alternativë. Sipas ekspertëve, ai dëshiron të diskutojë ide të ndryshme, Por as ministri dhe as qeveria nuk mund të vendosin...kjo fuqi i takon parlamentit. Shërbimi ushtarak ka ekzistuar për dekada të tëra si në Gjermaninë Perëndimore ashtu edhe në atë Lindore. Ai mbeti një "e drejtë dhe detyrim” i qytetarëve gjermanë edhe pas Luftës së Ftohtë, edhe pse Bundestagu e pezulloi përkohësisht këtë detyrim në vitin 2011. Bashkë me gjermaninë edhe shumë vende të tjera të NATO-s kaluan tek ushtritë e vogla por profesionale. Nga fundi i Luftës së Ftohtë, në Gjermani kishte ende gjysmë milioni njerëz me uniformë. Aktualisht 181.500 ushtarë shërbejnë në të gjitha degët e ushtrisë gjermane. Por që nga sulmi i Rusisë ndaj Ukrainës, politikanët në Gjermani kanë filluar të mendojnë ndryshe për ushtrinë. Tani plani është rritja e Bundesëehrit në 203.000 anëtarë deri në vitin 2031...Por si mund të arrihet kjo? Ekspertët besojnë se rikthimi i shërbimit të detyrueshëm ushtarak është i vështirë. Ata po studiojnë kryesisht modelin suedez. Atje rekrutohen të gjithë personat nga mosha 16 deri në 70 vjeç, e në procesin e rekrutimit të gjithë pyeten nëse duan të shërbejnë në mënyrë aktive në ushtri. Por ka edhe një problem tjetër paksa banal. Edhe nëse gjenden njerëzit që duhen për ushtrinë gjermane, ku do të qëndrojnë ata, pasi vendi nuk ka më kazerma. Ndërkohë, edhe për kontigjentin ekzistues, është problem sigurimi i veshjeve dhe pajisjeve.

Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06