Indrit Shaqja, që mbeti i plagosur nga Sokol Mjacaj në burgun e sigurisë së lartë në Peqin ka dhënë versionin e tij të historisë lidhur me zhvillimet brenda qelive. Në dëshminë e tij ai ka treguar se ka marrë oferta prej 200 mijë euro për të helmuar Arben Lleshin. Ai ka rrëfyer se ka marrë letra tek sporteli i derës së dhomës, tek të cilat shkruhej se do ia siguronin ata helmin që të realizuar vdekjen e Arben Lleshit nëse do të ishte dakord me këtë gjë.